Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

Vajza sekrete e Sadam Huseinit, arroganca e Houthive që e plaçkitin dhe nderi i një fisi të shkretëtirës që angazhohet ta mbrojë në këmbim të një tufe flokësh të saj. Duket si një përrallë arabe, varianti më i fundit i “Një mijë e një netëve”, por në fakt bëhet fjalë për një histori që rrezikon të hapë një tjetër konflikt në Jemenin e trazuar dhe të shndërrohet në një çështje ndërkombëtare. Protagoniste është një grua 34-vjeçare që deklaron se është Mira Saddam Hussein al-Majid, vajza e diktatorit të Bagdadit. Kur në vitin 2003 Iraku po përgatitej të sulmohej nga amerikanët, i ati dyshohet se e dërgoi në Jemen dhe ia besoi mbrojtjen presidentit të atëhershëm, Ali Abdullah Saleh. Atje, për të shmangur hakmarrjet, ajo do të...

TË FUNDIT

MË SHUMË