Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan
Gjykata e Tiranës i ka hapur burg procedurave të ekstradimit drejt Ankarasë dhe la sot (7 gusht) në arrest me burg aktivisten turke Julide Yazici, e akuzuar për terrorizëm. Vendimi përfshin kohën deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar nga Turqia që kërkon ekstradimin. Ankaraja zyrtare do të ketë 40 ditë afat për paraqitjen e dokumentacionit për vijimin e procedurave. Rezulton se ajo ka marrë të drejtë azili nga Franca. Gjatë masës në Gjykatë, Yazici tha se përndiqet politikisht për shkak të bindjeve politike dhe për këtë arsye nuk pranon ekstradimin drejt Turqisë. Ajo shtoi se ka protestuar kundër Presidentit Erdogan dhe se i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe. 32-vjeçarja, me profesion mësuese, u arrestua më 5 gusht në Rinas, teksa udhëtonte nga Franca ku...
Burimi:
javanews.al