‘I them jo shkrirjes së Bashkisë Fushë-Arrëz’, thirrja e fortë e të resë: Mos na detyroni të braktisim vendlindjen
Shkrirja e Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka nxitur reagime të forta në qytet, ku banorë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë dalë në protestë kundër reformës së re territoriale të propozuar nga qeveria. Ata theksojnë se, kjo reformë rrezikon të zbehë identitetin e zonës, të dobësojë përfaqësimin vendor dhe të përshpejtojë largimin e banorëve nga Fushë-Arrëzi dhe fshatrat përreth. Kauza e tyre është e qartë: të ndalet shkrirja e bashkisë dhe të ruhet funksionimi i saj si njësi vendore. Mes zërave që morën fjalën në protestë ishte edhe Kjara Ibraj, e re me origjinë nga Berisha e Fushë-Arrëzit, e cila kundërshtoi publikisht shkrirjen e bashkisë dhe bëri thirrje për bashkimin e të gjithë banorëve, pa dallim bindjeje politike, moshe apo feje. Në fjalën e saj,...
Burimi:
syri.net