Zjarr në një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë dy banesa pranë

Zjarr në një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë dy banesa pranë

Një magazinë e improvizuar është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premteje në fshatin Lepurakë, pjesë e Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, në Bashkinë Bulqizë. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe kanë krijuar rrezik për dy banesa që ndodhen në afërsi të objektit. Banorët dhe familjarët kanë tentuar fillimisht të ndërhyjnë vetë për të vënë situatën nën kontroll, duke përdorur mjete rrethanore. Megjithatë, intensiteti i zjarrit i ka detyruar të kërkojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe Policisë. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për izolimin e flakëve. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt dy banesave që ndodheshin pranë magazinës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani, pasojat e zjarrit janë vetëm materiale. Ndërkohë, Policia...