Kodi Rrugor me masa më të ashpra, reagon Braçe: Dy herë janë boll për të vrarë…jo pasurim për policët (VIDEO)

Kodi Rrugor me masa më të ashpra, reagon Braçe: Dy herë janë boll për të vrarë…jo pasurim për policët (VIDEO)

foto ilustrim: erion braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me rregullat e reja për drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se duhet t'i shërbejnë sigurisë në rrugë dhe jo të jetë një mundësi për përfitime të paligjshme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe thekson se qëllimi i rregullave duhet të synojë mbrojtjen e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe këmbësorëve. Gjithashtu, Braçe kërkon largimin përfundimtar nga rruga të personave që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur apo nën efektin e drogës. Por rregullat sipas Braçes, i takojnë edhe Policisë që t'i zbatojë dhe pa abuzime. Lidhur me këtë, socialisti kujton se në të kaluarën batimi i rregullave është shoqëruar edhe me korrupsion. Postimi i plotë i Braçes: RREGULLAT...