“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%
Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%. Shtesat për korrigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj. Lidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të...
Burimi:
javanews.al