Një cisternë nafte afër Hormuzit goditet nga një predhë
Një cisternë nafte është goditur nga një “predhë e panjohur” teksa po lundronte në brigjet e Omanit afër Ngushticës së Hormuzit më 7 korrik, duke shkaktuar zjarr. Megjithatë, nuk është raportuar për viktima po dëme mjedisore, tha Organizata e Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Detare (UKMTO). Ky monitorues i sigurisë së lundrimit tha se anija u godit teksa po udhëtonte drejt jugut dhe u bëri thirrje anijeve “që të kalojnë me kujdes” në atë zonë, teksa autoritetet po kryejnë hetimet. Incidenti ndodhi afër një prej rrugëve më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë, pavarësisht një armëpushimi që është në fuqi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Armëpushimi i brishtë u arrit në prill, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit në...
Burimi:
vizionplus.tv