Një burrë u vra nga një sulm peshkaqeni pranë bregdetit verilindor të Australisë, kanë konfirmuar autoritetet
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një rampë për varka në zonën e Cassowary Coast, midis qyteteve Cairns dhe Townsville në shtetin Queensland, pak para mesditës të dielën, pasi u raportua se një 39-vjeçar ishte sulmuar ndërsa po notonte pranë një shkëmbi në det. Policia e Queensland-it tha në një deklaratë se burri u nxor nga uji, por ndërroi jetë nga plagët e marra. Ky është sulmi i dytë fatal nga peshkaqenët në ujërat australiane brenda dy javësh, pasi një 38-vjeçar u vra javën e kaluar teksa po merrej me peshkim nënujore pranë Perth-it, në Australinë Perëndimore. Në atë rast, viktima ishte kafshuar në pjesën e poshtme të këmbëve dhe nuk mundi të shpëtohej. Policia nuk dha detaje mbi plagët e viktimës së fundit dhe...
Burimi:
syri.net