Tensione të larta në Ngushticën e Hormuzit, numër i ulët anijesh që kalojnë në Gjirin Persik, vijon bllokada e Iranit
Rikthehen tensionet gjeopolitike në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht një marrëveshjeje mes Iranit dhe Omanit orë më parë. Trafiku i anijeve në Ngushticën e Hormuzit ka shënuar një rënie të ndjeshme këtë javë, sipas të dhënave të kompanisë për monitorimin e anijeve Kpler, të cituara nga Reuters. Sipas raportit, nga e hëna deri të enjten nëpër ngushticë kanë kaluar vetëm 33 anije, krahasuar me 50 anije gjatë së njëjtës periudhë të javës së kaluar. Vetëm katër anije kaluan të enjten, mes tyre supercisterna Nissos Kea, e cila transportonte rreth dy milionë fuçi naftë Basrah të ngarkuara në Irak. Tre anijet e tjera ishin dy transportues të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) dhe një anije e vogël mallrash. Në total, këtë javë vetëm gjashtë cisterna me...
Burimi:
javanews.al