Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Një skandal seksual ka shpërthyer në Peru duke indinjuar të gjithë opinionin në vendin latin dhe shkaktuar reagime të forta. Naldy Saldaña, këngëtarja kryesore e grupit të njohur peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, ka akuzuar drejtorin muzikor César Sánchez Chavista për ngacmim seksual dhe fizik, duke bërë të ditur se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve. Madje janë publikuar edhe pamje të këtij sulmi, që u bënë shumë shpejt virale ne rrjete dhe media. Artistja deklaroi se, së bashku me denoncimin, ka dorëzuar edhe regjistrime audio dhe video që, sipas saj, dokumentojnë incidentin. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Saldañën duke u përpjekur të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë drejt vetes, duke vijuar sjelljen...