Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Ekzekutimi i Edmond Sulës vijon të mbetet pa persona të arrestuar, por Policia e Tiranës vijon kërkimet intensive për autorët e krimit të rëndë. Mësohet se orët e fundit, pas disa informacioneve në rrugë operative, uniformat blu kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm me kontrollesh në zonën e Bërxullës. Me vendim të gjykatës, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në 4 banesa. Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Aty janë fokusuar edhe dyshimet e para për shkak të konflikteve dhe mbetet pista kryesore e hetimit. Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët po pyeten nga grupi...