Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën, shihni si ndodh aksidenti tragjik në Greqi (VIDEO)
Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Serres, ku dy persona, nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën tragjikisht. Siç shihet në pamjet e publikuara, mjeti me të cilin ata udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe është përplasur kokë me kokë me një kamion. E gjitha ngjarja, e cila ka ndodhur në disa sekonda është filmuar nga një kamera që ndodhej në kabinën e kamionit. Viktimat janë shoferi 21 vjeçar dhe nëna e tij 43 vjeçe, të cilët po shkonin në punë. Ata ishin banorë të përhershëm të Paleokomit dhe punonin në një kompani të madhe blerjeje dhe menaxhimi pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit.
Burimi:
argjiroja.net