Nga telefoni i humbur te ndryshimi i testamentit, provat që rrethojnë Jonathan Antic për vrasjen e babait të tij, themeluesin e Mango-s

Nga telefoni i humbur te ndryshimi i testamentit, provat që rrethojnë Jonathan Antic për vrasjen e babait të tij, themeluesin e Mango-s

jë ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Spanjë po dominon mediat iberike, pasi Jonathan Andic, djali i miliarderit dhe themeluesit të markës së njohur të veshjeve “Mango”, Isaac Andic, është arrestuar nga autoritetet me akuzën se ka planifikuar vdekjen e të atit. Edhe pse ai ka paguar garancinë prej 1 milion eurosh dhe ndodhet përkohësisht i lirë, hetuesit spanjollë dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar dhe jo për një aksident malor, siç u raportua fillimisht pas vdekjes së biznesmenit 71-vjeçar në zonën malore të Montserrat, pranë Barcelonës. Sipas “El Pais”, ekzistojnë të paktën shtatë prova dhe elemente kontradiktore që rëndojnë pozitat e Jonathan Andic. Një prej pikave kryesore janë mospërputhjet në dëshmitë e tij. Fillimisht ai deklaroi se ndodhej 4-5 metra...