Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë
Në mes të luftës me Rusinë, Ukraina ka vendosur në krye të Forcave të Armatosura një gjeneral të ri, 43-vjeçarin Mykhailo Drapaty. Emërimi i tij është parë si një shenjë ndryshimi dhe rinovimi brenda ushtrisë ukrainase. Drapaty gëzon mbështetje të madhe si nga ushtarakët, ashtu edhe nga shoqëria civile. Gjenerali ukrainas nuk vjen nga elita e vjetër ushtarake. Ai e ka nisur karrierën nga nivelet e ulëta dhe është ngjitur gradualisht në detyrat drejtuese. Ai u bë i njohur gjatë vitit 2014, gjatë luftimeve në Mariupol, ku drejtonte një batalion mekanik. Në atë kohë, një video ku tanket nën komandën e tij çanin barrikadat e forcave pro-ruse u kthye në një simbol të rezistencës ukrainase. Pas atyre ngjarjeve, Drapaty zgjodhi të rikthehej në front dhe...
Burimi:
javanews.al