Nga stafet mjekësore te avionët e transportit, vende nga e gjithë bota përgatiten të dërgojnë ndihma në Venezuelë
Të paktën 164 persona humbën jetën në tërmetet masive me magnitudë 7.5 dhe 7.2 ballë në Venezuelë, të cilat u pasuan nga më shumë se 20 lëkundje të tjera. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se numri përfundimtar i të vdekurve mund të jetë midis 10,000 dhe 100,000 personave. Numri pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër mijëra ndërtesa nën rrënoja. Komuniteti Ndërkombëtar po përgatitet të dërgojë ndihmë humanitare në vend, të cilit do t’i duhen disa ditë për t’u rikuperuar. Francë Presidenti francez Macron tha të enjten se do të dërgonte 85 hetues specialistë për të ndihmuar në kërkimin e të zhdukurve. “Franca është e gatshme, së bashku me partnerët e saj evropianë, të ofrojë ndihmë për popullatat...
Burimi:
ntv.al