Nga rrjetet sociale në qeli? Andrew Tate arrestohet në SHBA së bashku me të vëllain

Nga rrjetet sociale në qeli? Andrew Tate arrestohet në SHBA së bashku me të vëllain

Influencuesi kontrovers Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan Tate, janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet britanike ngritën edhe 38 akuza të reja penale ndaj tyre. Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) në Mbretërinë e Bashkuar bëri të ditur se ndaj Andrew Tate janë ngritur shtatë akuza të tjera për përdhunim, si edhe akuza që lidhen me trafikimin seksual dhe posedimin e imazheve të pahijshme të një të mituri. Ndërkohë, Tristan Tate akuzohet për dy raste përdhunimi dhe tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual. Sipas policive të Bedfordshire dhe Hertfordshire, numri i përgjithshëm i akuzave ndaj dy vëllezërve ka arritur në 59. Autoritetet britanike thonë se veprat penale të dyshuara janë kryer në periudhën nga...