Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian
Ka ndërruar jetë në Romë, në moshën 90-vjeçare, Massimiliano Cencelli, ish-funksionar i Demokristianëve italianë. Emri i tij lidhet me të famshmin “Manuali Cencelli”, një shprehje që prej dekadash është bërë pjesë e pandashme e gjuhës politike italiane. Cencelli, funksionar i Demokracisë Kristiane gjatë viteve ’60, u bë i njohur për mënyrën e përllogaritjes së ndarjes së posteve politike dhe qeveritare mes partive dhe rrymave të ndryshme, në përpjesëtim me peshën që ato kishin. Në të vërtetë, “Manuali Cencelli” nuk ishte një manual zyrtar në kuptimin klasik të fjalës, por një shprehje e përdorur nga gazetaria për të përshkruar një praktikë politike të bazuar në ekuilibrat, përqindjet dhe peshën e forcave të ndryshme brenda një partie apo koalicioni. Koncepti u bë aq i famshëm sa emri...
Burimi:
javanews.al