Zjarri në Krujë/ Banorët rikthehen në shtëpi pas evakuimit, vijon monitorimi i zonës
Banorët e disa zonave të Krujës kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre pas zjarrit që gjatë natës iu afrua zonave të banuara, magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Situata ka qenë më e vështirë në zonat Barabit dhe Lluban, ku flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur në drejtim të banesave. Sipas të dhënave të raportuara, disa familje janë evakuuar përkohësisht nga banesat. Banorët kanë rrëfyer vështirësitë e përjetuara gjatë natës dhe përpjekjet për të mbrojtur banesat e tyre. “Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se çfarë ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti ynë e di. Dy djemtë i kam pasur mes flakësh. Nuk kam ecur dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët”, tha një banore. Një...
Burimi:
ntv.al