Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Bashkimi Evropian po përballet me një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Sipas një analize të gazetarit Federico Fubini botuar në Corriere della Sera, krizat e fundit, nga sulmet hibride dhe lufta në Ukrainë deri te flukset e emigrantëve, nuk janë ngjarje të izoluara, por pjesë e një presioni më të gjerë ndaj Evropës. Fubini krahason tre ngjarje të ndryshme: sulmin masiv të emigrantëve drejt Ceutës në Spanjë, shpërthimin e një rakete pranë qytetit Lublin në Poloni dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Sipas tij, të treja lidhen nga një element i përbashkët: rreziku i dobësimit ose fragmentimit të Bashkimit Evropian. Sipas analizës, sulmi ndaj Ceutës nuk duhet parë vetëm si një krizë migracioni. Emigracioni, propaganda, sulmet kibernetike, dronët dhe...