Nga Gjadri në gjithë Europën? Italia propozon modelin për emigrantët
foto ilustruese ITALI- Italia synon të zgjerojë në nivel evropian modelin e qendrave të migrantëve të ngritura në Shqipëri, duke propozuar krijimin e qendrave të dëbimit të shtetasve të huaj që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në territorin e BE-së në vende të treta të sigurta, ndërsa shqyrtohen dosjet e tyre të azilit dhe imigracionit. Propozimi, i zbuluar nga mediat kryesore italiane dhe i konfirmuar nga zyrtarët qeveritarë, është prezantuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në Këshillin e jashtëzakonshëm të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian. Sipas një kopjeje të fjalimit të ministrit të Brendshëm italian, Piantedosi ka deklaruar se Unioni duhet të veprojë si një bllok i bashkuar për të kthyer personat që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin evropian. “Ne, si Bashkim...
Burimi:
zeri.ai