Nga bagazhet te rimbursimet, si pritet të ndryshojnë të drejtat e pasagjerëve në BE
Pas më shumë se një dekade negociatash, Bashkimi Europian po përgatitet të përditësojë rregullat që mbrojnë pasagjerët ajrorë në rast vonesash, anulimesh fluturimesh dhe problemeve me bagazhet. Megjithatë, ndryshimet e reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të vitit 2027, nuk do të sjellin një revolucion të madh për udhëtarët. Një nga risitë kryesore lidhet me transparencën e çmimeve. Sipas marrëveshjes së arritur, platformat e rezervimit dhe kompanitë ajrore do të duhet të shfaqin që në fillim çmimin përfundimtar të biletës, duke përfshirë edhe bagazhin e dorës. Megjithatë, pasagjerët do të kenë ende mundësinë të zgjedhin tarifa më të lira pa bagazh dore, çka do të thotë se kompanitë low-cost do të vazhdojnë ta ofrojnë këtë shërbim me pagesë shtesë....
Burimi:
javanews.al