New York Times: Marrëveshja e paqes me Iranin, humbje strategjike për Trumpin

New York Times: Marrëveshja e paqes me Iranin, humbje strategjike për Trumpin

Bordi editorial i gazetës amerikane The New York Times ka vlerësuar se presidenti amerikan Donald Trump ka dalë i humbur nga konflikti katërmujor me Iranin, pavarësisht dëmeve të mëdha ushtarake dhe ekonomike të shkaktuara ndaj Teheranit. Sipas analizës, Shtetet e Bashkuara po dalin nga lufta më të dobëta në aspektin strategjik, diplomatik dhe ekonomik. Në editorial thuhet se marrëveshja paraprake e armëpushimit përfaqëson një tërheqje të turpshme nga objektivat fillestare të administratës Trump, e cila kishte kërkuar dorëzim pa kushte të Iranit, ndryshim regjimi dhe ndalimin e plotë të programit bërthamor iranian. Sipas gazetës, asnjë prej këtyre objektivave nuk është arritur dhe qeveria iraniane mbetet në pushtet. Editoriali argumenton se marrëveshja që pritet të negociohet gjatë dy muajve të ardhshëm mund të ngjasojë në shumë...