Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, mesazh i drejtpërdrejtë për Iranin

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, mesazh i drejtpërdrejtë për Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu postoi një fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në rrjetin social ‘X’. Në foton e postuar shihet ai dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me mbishkrimin: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”. Ndërkohë më herët, Donald Trump deklaroi se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit po vazhdojnë në mënyrë “të rregullt dhe konstruktive”, duke theksuar se administrata e tij nuk do të nxitohet për arritjen e një marrëveshjeje. Presidenti amerikan bëri të ditur se i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij “të mos nxitohen për një marrëveshje”, pasi sipas tij “koha është në anën tonë”. Trump shtoi se bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të mbetet “në fuqi dhe efekt të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje”. /vizionplus.tv

TË FUNDIT

MË SHUMË