Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se kurrë
Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se kurrë, ndërsa Izraeli është më i fortë se kurrë, tha Benjamin Netanyahu në një deklaratë të shkurtër, duke theksuar se “lufta e Izraelit kundër tyre nuk ka mbaruar ende”. Kryeministri izraelit u shpreh se Teherani dhe Hezbollahu ishin përpjekur t’i impononin “një ekuacion të ri” Izraelit, duke e përshkruar një zhvillim të tillë si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”. “Dua t’ju them se luftëtarët tanë heroikë po e shkatërrojnë Hezbollahun”, tha ai. Ai tha gjithashtu se nëse ka sulme të mëtejshme kundër Izraelit nga Irani, atëherë qeveria e tij do të reagojë me forcë dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes. Netanyahu pretendoi se forcat izraelite vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e organizatës brenda zonës së sigurisë,...
Burimi:
vizionplus.tv