Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake amerikane, Khamenei jeton i izoluar

Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake amerikane, Khamenei jeton i izoluar

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synon që brenda dekadës së ardhshme vendi i tij të shkëputet gradualisht nga ndihma ushtarake amerikane. Në një intervistë për CBS News, ai tha se dëshiron që mbështetja financiare ushtarake nga SHBA të reduktohet “në zero”. “Dua ta çoj në zero mbështetjen ekonomike amerikane, pjesën financiare të bashkëpunimit tonë ushtarak”, u shpreh Netanyahu, duke shtuar se ka ardhur koha për një marrëdhënie të re ekonomike mes dy vendeve. Aktualisht, Izraeli përfiton rreth 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake çdo vit nga SHBA, ndërsa marrëveshja ekzistuese parashikon një paketë totale prej 38 miliardë dollarësh për periudhën 2018-2028. Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu told 60 Minutes that Israel hopes to eventually end its dependence on U.S. military aid, saying, “It’s time...