Negociatat me SHBA-në për fundin e luftës, Irani zbulon kushtin kryesor
Irani ka deklaruar se çështja e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë nuk duhet të përfshihet në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund tensioneve dhe konfliktit në rajon. Deklarata është bërë nga Ali Bagheri, zëvendëskryetar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, gjatë një vizite zyrtare në Rusi. Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, Bagheri theksoi se Teherani ia ka bërë të qartë pozicionin e tij palës amerikane dhe se përfshirja e kësaj teme në negociata do ta vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje. “Ne kemi theksuar se çështja e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë nuk duhet të jetë pjesë e axhendës së bisedimeve me SHBA”, deklaroi ai. Bagheri shtoi se nëse Uashingtoni do të...
Burimi:
ntv.al