Në Uashington mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në prag të takimit, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi, sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS), se do të nënshkruhen dy memorandume – një për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit. Gjuriq tha po ashtu se memorandumi për bashkëpunim në fushën e energjisë “do të hapë perspektiva të reja të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit tonë, pasi parashikon ndërtimin e ndërlidhësve të rinj të gazit”. “Do të nënshkruajmë edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e...
Burimi:
syri.net