Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko-Macronit: Mos ia lini udhëheqjen e procesit të paqes Melonit, është grua

Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko-Macronit: Mos ia lini udhëheqjen e procesit të paqes Melonit, është grua

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e përjashtuar atë nga një rol i mundshëm ndërmjetësues mes Europës dhe Rusisë. Lukashenko i ka bërë thirrje homologut francez Emmanuel Macron që të marrë rolin udhëheqës në përpjekjet për dialog paqeje lidhur me Ukrainën, duke sugjeruar se përgjegjësia nuk duhet t’i lihet kryeministres italiane Giorgia Meloni. Deklaratat janë bërë nga Lukashenko gjatë një prononcimi për media në Astana, ku ai tha se kishte diskutuar këtë çështje edhe gjatë një telefonate me Macron më 24 maj. Sipas tij, presidenti francez e ka paraqitur veten si një nga figurat kryesore në Evropë në menaxhimin e situatës. “Ai më tha se sot ai është figura kryesore dhe forca shtytëse...