Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Këngëtari, pianisti dhe kantautori i njohur italian Peppino di Capri është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare në ishullin e tij të lindjes, Capri, pas një sëmundjeje të gjatë, raportojnë mediat italiane. I lindur me emrin Giuseppe Faiella në vitin 1939, ai u kthye në një nga figurat më të dashura të muzikës italiane, duke ndërthurur në fund të viteve 1950 traditën melodike napolitane me ritmet moderne të rock’n’roll-it dhe twist-it. Gjatë një karriere që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Peppino di Capri u bë një nga zërat simbol të Italisë së pasluftës dhe periudhës së zhvillimit ekonomik. Këngët e tij, si “Champagne”, “Roberta”, “Nun è peccato” dhe “St. Tropez Twist”, u kthyen në hite të pavdekshme dhe e shndërruan në një ikonë të...