Navrocki vendosi t’i heqë Zelenskit dekoratën më të lartë polake – Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë

Navrocki vendosi t’i heqë Zelenskit dekoratën më të lartë polake – Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë

Presidenti polak Karol Nawrocki njoftoi sonte se vendosi t'i heqë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dekoratën më të lartë polake, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, sepse një njësi e ushtrisë ukrainase u emërua Heronj të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase me vendim të Zelensky-t. Fraksioni i armatosur i organizatës së nacionalistëve ukrainas të Stepen Banderas, njësitë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër Ushtrisë së Kuqe, shpesh duke bashkëpunuar me nazistët e Hitlerit, janë përgjegjës për spastrimin etnik dhe masakrën e polakëve, si dhe të çekëve dhe hebrenjve në zonën e Volhynia në perëndim të Ukrainës së sotme, kur në vitin 1943 ata vranë, sipas vlerësimeve të historianëve polakë, rreth 100,000 anëtarë të pakicës polake në fshatra. “Vendimi i autoriteteve ukrainase për të lavdëruar Ushtrinë Kryengritëse Ukrainase...