NATO nis stërvitjen e madhe detare ‘BALTOPS’ në Baltik
NATO ka nisur manovrën e saj të përvitshme detare “BALTOPS” në Detin Baltik, me pjesëmarrjen e më shumë se 30 anijeve nga 15 vende dhe rreth 6 000 ushtarakëve, njoftoi sot marina gjermane. Manovra ushtarake dyjavore ka nisur nga porti polak i Gdynia-s dhe drejtohet nga marina e SHBA-së. Ajo do të përfundojë në qytetin portual gjerman, Kiel. Gjermania merr pjesë me fregatën “Sachsen-Anhalt”, dhe anijet “Braunschweig” dhe “Erfurt”, nëndetësen U34 si dhe një avion patrullimi detar. Sipas zëvendësadmiralit Stephan Haisch, të gjitha njësitë e përfshira, do të kontribuojnë në forcimin e pranisë detare të NATO-s, duke përdorur anije, mjete ajrore detare dhe sisteme pa pilot. Fokusi kryesor i manovrës, është garantimi i lirisë së lundrimit në Detin Baltik dhe demonstrimi i aftësive parandaluese të...
Burimi:
syri.net