NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

“Një Europë më e fortë, një NATO më e fortë”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përdori këtë slogan për të përshkruar samitin që nis sot në Ankara, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet i njëjtë me atë të takimit të vitit të kaluar në Hagë: bindja e presidentit amerikan Donald Trump që të qëndrojë i angazhuar në aleancë dhe të vazhdojë të garantojë sigurinë e Europës. Sipas Rutte, sfida është shmangia e një tërheqjeje të çrregullt amerikane nga Europa dhe ruajtja e besueshmërisë së parandalimit ushtarak të NATO-s. I qeshur dhe optimist si zakonisht, Rutte vlerësoi arritjet e presidentit amerikan, duke thënë se janë parë “përparime transformuese”. Ai deklaroi se Trump është “presidenti i parë që nga Eisenhoweri” që ka arritur një situatë...