NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë
NATO ka ngritur avionë luftarakë në Poloni pasi Rusia nisi një sulm masiv me dronë ndaj Ukrainës. Lëvizja u bë si masë parandaluese sigurie për mbrojtjen e hapësirës ajrore pranë kufirit ukrainas. Sipas ushtrisë polake, sulmet ruse u intensifikuan pas përfundimit të armëpushimit treditor të shpallur nga Moska. Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi se në gatishmëri janë vendosur avionë luftarakë, helikopterë, sisteme kundërajrore dhe radarë. “Operacionet kanë karakter parandalues dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore, sidomos në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”, thuhet në deklaratë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që pretendohet se tregojnë një dron rus tip “Shahed” duke goditur një ndërtesë në qytetin Lutsk, në Ukrainën perëndimore. Disa raportime thonë se objektivi mund të ketë qenë një ndërtesë...
Burimi:
javanews.al