Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur
Rusia nisi një valë sulmesh me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë të paktën 13 persona. BBC shkruan se një djalë 12-vjeçar ishte mes pesë viktimave në kryeqytet, sipas Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës. Dy persona u vranë në qytetin juglindor Dnipro, ndërsa sulmet me raketa dhe dronë në Odesa vranë gjashtë persona. Përtej kufirit, dy fëmijë, të moshës pesë dhe 14 vjeç, u vranë në një sulm me dronë ukrainas në rajonin jugor Krasnodar Krai të Rusisë, tha guvernatori Veniamin Kondratyev në Telegram. Këto ishin sulmet më të fundit pas një armëpushimi të shkurtër që përkoi me festimet e Pashkëve Ortodokse gjatë fundjavës, kohë gjatë të cilit të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për qindra shkelje Kryetari i Kievit, Vitali...
Burimi:
javanews.al