Nafta bie në botë, por në Shqipëri mbetet mbi 215 lekë/litër
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar rënie, të ndikuara nga pritshmëritë për përmirësimin e furnizimeve nga Lindja e Mesme. Ndërkohë, në Shqipëri nafta vijon të tregtohet mbi 215 lekë për litër, ndërsa në disa qytete arrin deri në 219 lekë. Çmimet e naftës në tregun botëror kanë nisur të bien, ndërsa investitorët po shpresojnë për një përmirësim të furnizimeve nga Lindja e Mesme. Rënia e fundit lidhet edhe me zhvillimet rreth Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin detar të naftës në botë. Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje mbi rrugët e transportit detar tregtar përmes ngushticës, megjithëse Teherani ka paralajmëruar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rihapjen e menjëhershme të kalimit. Kontratat e ardhshme të naftës Brent ranë...
Burimi:
ntv.al