Arrestimi i Agasit/ Gjokutaj: Kur Rama është në hall, kërcasin dyert e 313-ës

Arrestimi i Agasit/ Gjokutaj: Kur Rama është në hall, kërcasin dyert e 313-ës

Hetimet e fundit rreth aferave korruptive në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kanë nxjerrë në pah një skemë të frikshme dhe të mirëmenduar, ku “peshqit e mëdhenj” mbeten të paprekur. Avokati Genc Gjokutaj thekson se ndërsa flitet për qindra milionë euro të zhvatura në emër të sigurisë kibernetike ndaj sulmeve iraniane, pas hekurave përfundojnë vetëm sekserët, duke lënë të lirë ideatorët e vërtetë të tenderave abuzivë. Sipas avokatit, dinamika e çështjes ngre dyshime të forta për një drejtësi të dirigjuar politikisht, pasi lirimi i shpejtë nga arresti shtëpiak i ish-drejtueses së AKSHI-t dhe arrestimet e vonuara të sekserëve, si rasti i kapjes së tyre pas muajsh në kërkim në Francë, tregojnë një skenar të negociuar. Për Gjokutajn, dosja mbahet si një “patate e...