“Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen jetën e fqinjëve në ferr, endet me sëpatë dhe thikë në pallat (VIDEO)
Banorët e një pallati në Bronx po jetojnë prej javësh në frikë dhe panik për shkak të sjelljes së dhunshme dhe shqetësuese të një prej fqinjëve të tyre, i cili akuzohet se terrorizon vazhdimisht banorët e ndërtesës. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për 28-vjeçarin Anthony Orosco, i cili është filmuar duke lëvizur në korridoret e pallatit me veshje femrash dhe duke mbajtur sende të rrezikshme në duar. Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë të riun duke goditur dyert e fqinjëve me sëpatë dhe duke bërtitur në mënyrë kërcënuese. Në video të tjera, ai shihet duke lëvizur në korridore pa pantallona dhe këpucë, ndërsa banorët pretendojnë se është kapur edhe duke kryer veprime të turpshme në ambientet e përbashkëta të pallatit. Banorët thonë se ndihen...
Burimi:
vizionplus.tv