Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë
Një moment i veçantë është regjistruar në video gjatë turneut të Papa Leos në Spanjë, teksa ai ndodhej në kabinën e pilotit të një avioni gjatë një fluturimi nga Madridi në Barcelonë. Sipas njoftimeve, Papa u ftua nga njëri prej kapitenëve për të vizituar kabinën e pilotit në pjesën e dytë të udhëtimit. Në video, ai shihet duke biseduar me ekuipazhin dhe duke përshëndetur pilotët e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Spanjolle, të cilët shoqëruan avionin gjatë fluturimit. Vizita e Papës në Barcelonë kishte gjithashtu një karakter simbolik. Gjatë fjalimit të tij në kryeqytetin katalanas, Papa Leo zgjodhi t’u drejtohej besimtarëve fillimisht në gjuhën vendase, duke thënë “Estimats germans i germanes” (“Të dashur vëllezër dhe motra”), një gjest që u interpretua si njohje e identitetit...
Burimi:
syri.net