Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka bërë thirrje për unitet kombëtar përballë asaj që e cilësoi si përpjekje të “armikut” për të destabilizuar dhe përçarë vendin pas humbjeve në planin ushtarak. Në një mesazh me rastin e përvjetorit të inaugurimit të Asamblesë së parë konsultative islamike dhe nisjes së vitit të tretë të legjislaturës së dymbëdhjetë, Khamenei deklaroi se kundërshtarët e Iranit po përdorin presionin ekonomik, mediatik dhe politik për të nxitur fragmentim shoqëror. “Plani i verbër i armikut pas luftës së imponuar, presioni ekonomik dhe rrethimi mediatik e politik është të krijojë përçarje dhe fragmentim shoqëror për të kompensuar humbjet në planin ushtarak dhe për ta përkulur kombin”, thuhet në mesazhin e tij. Ai u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe qytetarëve...