“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë

“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato si “mizori të tmerrshme”, pasi të paktën 17 persona humbën jetën nga bombardimet e fundit në kryeqytetin ukrainas. “Edhe një herë zgjohemi me lajmet për mizoritë e tmerrshme të kryera nga Rusia përmes sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës. Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, u shpreh Von der Leyen. Ajo njoftoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kievin, duke përdorur të ardhurat e krijuara nga asetet ruse të ngrira. Sipas presidentes së Komisionit Evropian, BE do t’i vërë në dispozicion Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro shtesë nga këto të ardhura, fonde që synojnë të forcojnë rezistencën e vendit...