Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Një mister i thellë po trondit Afrikën e Jugut pas vdekjes së 26-vjeçares Caroline von Rantzau, trashëgimtare e një prej familjeve më të njohura gjermane të transportit detar, e cila u gjet e pajetë në rezidencën private safari të familjes së saj në provincën Limpopo. Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi vetëm një ditë para vdekjes së saj ishte gjetur i vdekur edhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Arno Koën, 44 vjeç, i cili shërbente si drejtues financiar dhe menaxhonte aktivitetet e pronës. Fillimisht, kompania e familjes kishte njoftuar se Caroline von Rantzau kishte humbur jetën në një aksident automobilistik më 1 qershor. Megjithatë, autoritetet e Afrikës së Jugut sqaruan më vonë se si vdekja e saj ashtu edhe ajo e Koën ishin të...