Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka reaguar në platformën “X” për të përgëzuar performuesin izraelit Noam Bettan për vendin e dytë në Festivalin e Këngës Eurovision në Vjenë dhe ka kritikuar Spanjën dhe vende të tjera evropiane që protestuan kundër pjesëmarrjes së Izraelit në event. Në një postim të shkruar në hebraisht dhe spanjisht, Katz shprehu urimet “në emër të establishmentit të mbrojtjes dhe ushtarëve” të ushtrisë izraelite, duke e cilësuar vendin e dytë të Bettan si një përgjigje të suksesshme ndaj asaj që ai e quajti “fushatë nxitjeje dhe shpifjeje”, të udhëhequr nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe aleatët e tij ndërkombëtarë. Spanja, një nga vendet e grupit “Big Five” që kontribuojnë financiarisht në Eurovision, ishte pjesë e bojkotit të transmetimit së bashku...
Burimi:
javanews.al