Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se bisedimet për një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të nisin teksa Uashingtoni vazhdon të lëshojë kërcënime, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “do ta përfundoj punën” nëse dy palët dështojnë të arrijnë një marrëveshje. “Negociatat për marrëveshjen përfundimtare nuk do të mbahen nëse kërcënimet vazhdojnë. Nderoni nënshkrimin tuaj”, shkroi Araqchi në X më 7 korrik, duke iu referuar Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur muajin e kaluar. Memorandumi kërkon nga të dyja shtetet që të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës. Më 6 korrik, Trump përsëriti kërcënimin e tij për veprim të mëtejmë ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se SHBA-ja ose do të arrijë një marrëveshje me Teheranin ose “do ta...