Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar
“Pothuajse të gjithë ata që hynë në Ceuta janë kthyer tashmë në Marok.” Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares në një mesazh në X lidhur me krizën e migracionit në enklavën iberike. Albares kujton se “nuk është e mundur të kalosh nga Ceuta dhe Melilla në Gadishullin Iberik pa u identifikuar në një pikë kontrolli policor“. “Integriteti i zonës Shengen është absolutisht i garantuar“, shkruan ministri. Pas mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve brenda 24 orëve në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta, thirrjet për pasoja po bëhen gjithnjë e më të forta në Evropë. Sakaq, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka përshkruar fluksin masiv të emigrantëve në Ceuta si një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.
Burimi:
javanews.al