Mesazhi i fortë i Putinit në Ditën e Fitores: NATO po armatos Ukrainën

Mesazhi i fortë i Putinit në Ditën e Fitores: NATO po armatos Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përdorur fjalimin e tij vjetor të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës për të justifikuar luftën e tij në Ukrainë dhe për të denoncuar NATO-n. Duke folur para qindra ushtarakëve, presidenti rus tha se po luftonte një luftë “të drejtë” dhe e quajti Ukrainën një forcë agresive që sipas tij po armatoset dhe mbështetet nga i gjithë blloku i NATO-s. Komentet e tij vijnë mes festimeve të heshtura në të gjithë Rusinë për të shënuar festën më të madhe kombëtare të vendit, që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. BBC raporton se, përpara festimeve, të cilat u ndërprenë për arsye sigurie për shkak të frikës nga një sulm ukrainas, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të respektojnë...