Mes frikës dhe aleancave, Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme
Lufta po e ndryshon rrënjësisht Lindjen e Mesme: çdo ditë që kalon, çarjet në ekuilibrat e pushtetit bëhen më të thella. Frikës nga Irani, i cili sot perceptohet si edhe më i rrezikshëm, i është shtuar edhe mosbesimi ndaj Trumpit dhe Netanyahut. Në këtë kontekst, Arabia Saudite ka marrë drejtimin e një projekti që mund të revolucionarizojë arkitekturën e sigurisë në rajon: krijimin e një aleance me Pakistanin, Turqinë dhe Egjiptin. Katër vendet po projektojnë një pakt ushtarak me pasoja të rëndësishme ekonomike dhe ndikim të fortë politik. Aleanca quhet STEP, sipas inicialeve të shteteve pjesëmarrëse, ndërsa disa e kanë pagëzuar tashmë si “NATO-ja arabe”. Në Riad, megjithatë, po fiton terren një emërtim më simbolik: “Marrëveshjet e Muhamedit”. Ky emër nënvizon rolin udhëheqës të princit...
Burimi:
javanews.al