Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i ri i Shëndetësisë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka nisur një riorganizim të kabinetit qeveritar, duke emëruar sekretarin e përgjithshëm të Unionit Kristian Demokrat (CDU), Carsten Linnemann, në postin e ministrit të Shëndetësisë. Linnemann do të marrë vendin e Nina Warken, e cila do të transferohet në detyrën e ministres për Çështje të Posaçme dhe drejtuese e Kancelarisë Federale. Gjatë një deklarate në kopshtin e Kancelarisë, Merz bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndryshimeve në qeveri, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të pushimeve verore priten edhe lëvizje të tjera në kabinet. “Do të ketë ndryshime të tjera në qeverinë federale. Do t’ju informoj në kohën e duhur”, u shpreh kreu i CDU-së, duke shtuar se vendimet e ardhshme do të merren me kujdes dhe...
Burimi:
vizionplus.tv