Merz me ofertë për Ballkanin/ Kancelari gjerman propozon integrim gradual të vendeve kandidate, Shqipëria mirëpret idenë
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërrin në samitin e Tivatit me një ide të njohur, por të paketuar në një formë të re: afrimin gradual të vendeve kandidate me Bashkimin Europian. Për Ballkanin Perëndimor, pyetja kryesore mbetet nëse Berlini po ofron një përshpejtim real të procesit të integrimit apo thjesht një zgjidhje të ndërmjetme, thotë DW. Më 18 maj, Merz u dërgoi një letër krerëve të BE-së. Edhe pse fokusi kryesor ishte Ukraina, kancelari gjerman trajtoi edhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, duke propozuar “zgjidhje inovative” për përshpejtimin e rrugës së tyre drejt Bashkimit Europian. Kjo qasje përputhet me konceptin e prezantuar në fillim të majit nga ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili mbështeti modelin e anëtarësimit gradual ose me faza....
Burimi:
top-channel.tv