Merkel kritikon BE-në: Duhet të kishte më shumë dialog me Rusinë!

Merkel kritikon BE-në: Duhet të kishte më shumë dialog me Rusinë!

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Bashkimin Europian për mungesën e përpjekjeve diplomatike me Rusinë, në lidhje me luftën në Ukrainë. Në një intervistë për transmetuesin gjerman WDR, Merkel tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën është e drejtë, por shtoi se Evropa nuk po shfrytëzon mjaftueshëm fuqinë e saj diplomatike. “Është gabim që vetëm SHBA të mbajë kontakte me Rusinë. Evropa duhet të përdorë më shumë ndikimin e saj diplomatik”, u shpreh ajo. Merkel theksoi se kishte propozuar krijimin e një kornize dialogu mes BE-së dhe Rusisë në vitin 2021, por ideja nuk u realizua për shkak të mosdakordësive brenda vendeve anëtare. Ajo shtoi se diplomacia duhet të mbetet pjesë e zgjidhjes së konflikteve, duke kujtuar edhe përvojën e saj në negociatat me Rusinë dhe...