“Mendova se do humbja shikimin”/ Deputeti dhe gazetari italian rrëfejnë dhunën e përjetuar nga izraelitët

“Mendova se do humbja shikimin”/ Deputeti dhe gazetari italian rrëfejnë dhunën e përjetuar nga izraelitët

Nuk arritën kurrë në portin e Ashdodit, ku aktivistët e tjerë u rrahën, u poshtëruan, u lidhën dhe u tërhoqën zvarrë ‘si kafshë’, por kjo nuk e kurseu deputetin e M5S, Dario Carotenuto, dhe gazetarin e “Il Fatto Quotidiano”, Alessandro Mantovani, nga shkelmat, grushtet dhe dhuna fizike e psikologjike. Ata i treguan këto sapo mbërritën në aeroportin e Fiumicinos. “Jemi të shqetësuar, ne morëm goditje, por të tjerë u rrahën brutalisht.” “Më goditën këtu dhe këtu (shpjegoi gazetari duke treguar fytyrën pak të ënjtur) më dhemb këmba, më goditën me shkelma aty, në shpinë, por mendoj se nuk është asgjë serioze. Të tjerë u rrahën shumë më rëndë se ne.” Teksa fliste, byzylyku portokalli që në bordin e anijes e kishte kthyer në një numër,...